Në botë ka afro 4.54 miliardë persona, të cilët kanë qasje në Internet, ku vetëm 3.72 miliardë prej tyre janë aktivë.
Aplikacioni më i shkarkuar vazhdon të mbetet Facebook me 2.74 miliardë shkarkime, në vend të dytë Youtube me 2.29 miliardë shkarkime, ndjekur nga Whatsapp me 2 miliardë shkarkime.
100 miliardë kërkime bëhen në Google çdo muaj, ndërsa çdo sekond ai proceson rreth 40 mijë kërkime.
Në rrejtin social Facebook ekzistojnë rreth 250 milionë profile fake. Kështu që, bëni kujdes prej tyre!
Personi më i ndjekur në Twitter është Taylor Swift, ndjekur nga ish presidenti amerikan Donald Trump.
300 milion orë video ngarkohen dhe postohen çdo minutë në Youtube dhe 1 miliard orë në ditë.
Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është personi i parë me 300 milionë ndjekës në Instagram.
Mbi 95 milionë foto postohen çdo ditë në Instagram dhe gjenerojnë afërsisht 4.2 miliardë Like.
220 milionë përdoruesit ditor të Snapchat harxhojnë rreth 25 minuta çdo ditë, duke dërguar dhe shikuar foto dhe video të ndryshme.
100 milion mundësi pune publikohen çdo muaj në rrjetin social Linkedin.