Nga Xheorxhina Ndregjoni
Gjëja më e rëndësishme që adoleshenti duhet të dijë është se të jeshë ndryshe është normale. Ata mund të jenë të vetëdijshëm për mënyrën se si trupi i tyre duket në krahasim me njerëzit e tjerë përreth tyre, ose të famshëm që shohin në TV, në filma ose në mediat sociale. Nuk ka diçka të tillë si “normale” kur bëhet fjalë për mënyrën se si duken trupat. Është normale që çdo tiparë i trupit të vijnë në shumë forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
Mënyra se si e shikoni trupin ka të bëjë me ndjenjat që merrni kur mendoni për trupin tuaj ose kur e shihni atë në pasqyrë. Të kesh një mendim pozitiv për trupin do të thotë të shijosh mënyrën se si trupi të bën të ndihesh, të vlerësosh pamjen dhe të kuptosh se mënyra se si dukesh nuk të bën një person të mirë apo të keq. Të mendosh pozitivisht për pamjen tënde ndikon në lumturinë tuaj.
Si mund të ndihmojmë një adoleshent të ndërtojë vetëvlerësimin dhe besimin e tij?
Adoleshentët me vetëvlerësim të lartë ndihen mirë me veten e tyre dhe kanë besim në aftësitë e tyre. Ata kanë qëllime konkrete dhe ndiejnë kënaqësi në marrëdhëniet e tyre me të tjerët. Adoleshenti ka nevojë që të ndihmohet nga dikush që të rrisë vetëvlerësimin, qoftë prindi, familjarë të tjerë apo shoqëria. Këtu janë disa mënyra se si ju mund të rrisni vetëvlerësim tek adoleshenti juaj: