Nga Enriko Paja
Keni pak follow dhe postimet tuaja nuk marrin pëlqimet që meritojnë
Instagrami nuk është pika juaj më e fortë ?
Mos u shqetësoni!
Gjithçka është në rregull me botën, por pasi klikoni “share” rezultati nuk është ai që dëshironi.
E vërteta është se nuk ka asnjë udhëzues që t’iu tregoj hap as hapi si të rrisni ndjekësit tuaj.
Gjithsesi, mos u shqetësoni!
Po iu tregojmë 5 praktika si të arrini audiencë më të gjerë dhe të fitoni ndjekës të rinj.
Biografia juaj në Instagram u tregon ndjekësve se kush jeni dhe çfarë karakteri keni prandaj ajo është gjithmonë e rëndësishme.Përdoreni atë me mençuri.
Sigurisht ndiheni konfuz dhe pyesni veten se kur është momenti i duhur për të postuar. Epo ka një zgjidhje dhe për këtë. Përdorni Instagram Insights për të kuptuar kur audienca juaj është Online.
Sipas një studimi të kryer, një “account” mesatarisht për të rritur dhe mbajtur audiencën duhet të shpërndajë mbi 4 poste në javë.Sipas një studimi të Tailëind, profilet që postojnë çdo ditë fitojnë ndjekës në Instagram më shpejt se ata që postojnë më rrallë.
Hashtaget nuk janë në asnjë media sociale më të vlefshëm se në Instagram.Hashtag -et e duhura mund të shpërndajnë postimin tuaj tek një audiencë më e gjerë. Display Purpose dhe AutoHash ju ndihmojnë të gjeni hashtag -et përkatës për postimet tuaja në Instagram.
Vendosini postimeve tuaja “caption” të mrekullueshëmFotografitë e bukura tërheqin vëmendje gjithmonë ndëra “captioni” i duhur i jep shkëlqimin që meriton.Mbishkrimi ju jep ndjekësve tuaj më shumë detaje rreth fotos apo videos që ju po ndani. Luani me gjatësinë e “caption-it” . Disa postime shoqërohen bukur me një mbishkrim të shkurtër dhe të çuditshëm me disa emoji, ndërsa të tjerat mund të shoqërohen nga diçka më e gjatë dhe më përshkruese a detajuese.