Fundjavë me dokumentarë.
Nësë po kërkoni diçka që do t’iu mbajë të mbërthyer përpara ekranit, mos u lodhni më tej.
Zgjidhjen e kemi ne.
Ju mjafton vetëm të mbuloheni mirë.
3 dokumentarë inspirues që mund të shohim gjatë kësaj fundjave.
Senna
Jeta dhe vështirësitë e një kampioni.
Dokumentari paraqet një pamje mbresëlënëse të jetës së tij dhe është një shembull inspirues, sesi fuqia e një personi të vetëm mund të ketë një impakt të madh.
I am
Një histori rreth shpresës dhe rikuperimit.
Optimizmi dhe shpresa janë çelësi për një rikuperim të shpejtë.
Pas një aksidenti gati vdekjeprurës, Tom Shadyac gjatë periudhës së rikuperimit reflektoi për shumë gjëra që po shkojnë keq sot në botë. Ky dokumentar është një inspirim për këdo që po kalon një periudhë të vështirë dhe ndihet i pashpresë.
Sans Soleil
Udhëto dhe zbulo veten.
Dokumentari i Chris Marker tregon eksperiencën e udhëtimit nga San Francisco në Afrikë dhe nga Japonia në Islandë. Në këtë udhëtim paraqiten skena të mahnitshme dhe eksperienca mbreslënëse.
Mos harroni, na dërgoni sugjerimet tuaja.
Bye bye!