Jeni maturantë ? Jeni në klasë të nëntë?
Je ne universitet dhe sezoni i provimeve ju ka stresuar ? Po afrohen datat e provimeve dhe ju jeni në panik?
A do ia dal?
A do të arrij rezultatet e dëshiruara? A do të marr drejtimin e duhur në jetë?
Qetsohuni!
Këto pyetje janë mëse normale.
Do t’ia dalësh!
Këto jane vetëm një pjesë e pyetjeve që shoqërojnë çdo nxënës në prag të provimeve të rëndësishme. Por ajo që duhet të dini është që provimet janë pjesë e jetës. Herët ose vonë të gjithë duhet të kalojnë provime, prova dhe sfida që me ose pa dëshirë përballen me to.
Duke qenë se rezultatet e provimeve dhe testeve janë kaq të rëndësishme, është e natyrshme që një person të ndjehet i stresuar në prag të ditës së madhe. Çelësi për të bërë më të mirën e mundshme në këtë periudhë vendimtare është të minimizosh sa të mundesh këtë tension.
Ja disa këshilla që do t’ju ndihmonin:
1. Krijoni një mjedis që nuk ju shpërqëndron. Kjo do të thotë lini mënjanë televizionin dhe celularin për pak kohë.
2. Ndani gjërat më të rëndësishme duke u marrë me ato të parat. Në këtë mënyrë heq qafe vështirësitë kur je ende i freskët dhe shmang akumulimin e lodhjes në fund.
3. Lexoni materialin fillimisht për një ide të përgjithshme dhe më pas mbani shënime mbi të.
4. Provojeni veten në teste të ndryshme të ngjashme për të kuptuar ku janë mangësitë tuaja.
5. Bëni pushime të shkurtra gjatë periudhës së mësimit. Pra, bëni një sy gjumë që mund t’ju freskojë memorjen, hani diçka, relaksohuni, më pas vazhdoni përsëritjen e herë pas hereshme. Kjo ju ndihmon të përforconi të mësuarit.
Në ditën e provimit është e rëndësishme të njihni vendin ku do të zhvillohet provimi. Nuk duhet të arrini kurrë me vonesë sepse kjo do t’ju shpërqëndronte në momentin e fundit.
Duke shpresuar që këto këshillja t’ju vijnë në ndihmë ju uroj suksese dhe dalshi faqebardhë.
Suksese miq!
Tung!
2 Replies to “Si të menaxhojmë stresin përgjatë sezonit të provimeve ?”
very interesting information for me. may i share this article?
I have read your article, your article gives me a lot of information and a lot of insight that I know because of this article my website