Nëse dëshironi të keni një lidhje të shëndetshme me adoleshentët duhet të dini disa gjëra rreth tyre. Disa gjëra që mbase dhe ata vetë nuk janë në dijeni të plote. Lexoni më poshtë për të arsyetuar disa nga veprimet që bëjnë adoleshentët dhe ju duken të “gabuara” apo “të pa menduara mirë”.
*Adoleshentët kanë memorie jo fort afatgjatë.
Që do të thotë se ata nuk I mbajnë meënd gjërat që I lënë për të bërë pak më vonë. Kur i bezdisni, me të njëtat gjëra ndodh vërtetë, fjalët hyn në një vesh dhe dalin nga tjetri. Mësimin e adoleshentëve me orare do ta ndihmonte axhenda, mund t’i ndihmojë ata të organizohen (shih artikullin tjetër kiu flasim për avantazhet e axhendës).
*Adoleshentët janë më të prirur ndaj varësisë
Nivelet e dopaminës kimike për t’u ndjerë mirë janë më të ulëta në trurin e adoleshentëve.
( Dopamina luan një rol të rëndësishëm në aftësinë për të menduar dhe planifikuar. Abuzimi me drogë dhe varësia: drogat e caktuara si kokaina, shkaktojnë rritje masive të dopaminës në tru. Kjo jep shumë kënaqësi trupit tuaj por kjo do të thotë se do të keni nevojë të vazhdueshme për këtë ndjenjë sepse normaliteti s’do të jetë i mjaftueshëm më, duke shkaktuar varësi ).
Kur adoleshentët marrin diçka që duan, truri i tyre çliron më shumë dopaminë sesa i një të rrituri. Që do të thotë se mundësitë janë më të larta që një adoleshent të bëhet I varur. Ky është një shpërblim i madh neurologjik kur gjërat duken mirë – gjë kjo që mund t’i shtyjë adoleshentët të përsërisin sjelljen që ndihen mirë dhe i bën ata më të prekshëm ndaj varësisë.
*Adoleshentët bien natyrisht vonë në gjumë dhe zgjohen vonë.
Melatonina, hormoni që ju bën të përgjumur, lirohet më vonë gjatë natës në trurin e një adoleshenti dhe qëndron më gjatë të nesërmen. Kjo është arsyeja pse adoleshentët shpesh nuk ndihen të përgjumur deri pas orës 22:00 dhe mund të jenë të mërzitur në mëngjes. Por për shkak se truri i tyre po rritet me një ritëm fenomenal, adoleshentët kanë nevojë për shumë gjumë (aq sa fëmijët e vegjël). Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sasisë së gjumit që merr një adoleshent dhe produktivitetit të tij në përditshmëri, kështu që prindërit duhet të bëjnë gjithçka që munden për t’i ndihmuar ata të bëjnë 9-10 orë të plota në afërsi.
Këto janë disa fakte të cilat do të ndiqen nga artikuj të tjerë në vijim. Shpresoj ta keni shijuar dhe të keni mësuar dicka të re.
Have a good day friends!
Erma Xhameta