Nga Enriko Paja
A keni dëgjuar ndonjëherë se çfarë është “Sindroma e peshkut të kuq” ?
Vëmendja jonë është ulur ndjeshëm vitet e fundit krahasuar nga 10 vjet më parë, e pabesueshme, por e vërtetë, 3 minutat e fokusimit tani janë kthyer në vetëm 40 sekonda.
Shpërqëndrimi i lehtë ka vetëm një arsye, pajisjet teknologjie kryesisht smart-phonet dhe mediat sociale të instaluara në to.
Jam i sigurt që shumë nga ju e kanë parë dokumentarin viral “Social Dilemma”, i cili në një kohë shumë të shkurtër u kthye në hit në Netflix.
Drejtuesi i “Human Tech Laboratory”, TristianHarris pikërisht në këtë dokumentar do të shprehej kështu: “Problemi është që teknologjia sot është e programuar për të sfrytëzuar dobësitë tona”.
Ndërsa studiuesja Lisa Lotti në një artikull studimor të shkruar pak kohë më parë shkruan rreth përqëndrimin në një formë të frikshme: “aftësia jonë e përqëndrimit është ulur rrëmbyeshëm në vitet e fundit, duke arritur deri në 8 sekonda, më pak se memoria e një peshku të kuq.”
Më tej, kërkuesja dhe studiuesja në Universitetin e Kalifornsië, Gloria Marck ka shtuar disa të dhëna studimit duke dal në përfundimin se nga 3 minuta të 10 viteve më parë, kemi kaluar në 40 sekondat e sotme si kohë maksimale ku vendoset për të ndryshuar aktivitet.
Okay, informacioni është i qartë, por njëkohësisht edhe shokues. Natyrshëm lind pyetja atëherë cfarë mund të bëjmë.
Të përpiqemi të përdorimin e telefonit tonë me më shumë kujdes. Ta nisim duke fikur telefonin një orë në një pjesë të ditës apo gjatë kohës që ushqehemi, kur flasim me dikë apo kur punojmë.
Kjo do të na bëjë më shumë të përqëndruar dhe njëkohësisht do të rrisë dhe të nxisë fokusimin në biseda apo punë.