Zbuloni eventet përgjatë muajit prill në kryeqytet
Mendoni që pranvera mbërriti ?
Hmm e vërtetë, por pranvera nuk vjen vetëm me një lule, por plot aktivitete, evente dhe festivale.
Hidhini një sy!
Mos harroni, përqafoni pranverën tuaj!
7 Prill/ Ora 09:30 – 13:00
KONFERENCA KOMBËTARE E PUNËS RINORE
A jeni kurioz të mësoni se çfarë sfidash hasin punonjësit rinor sot? A është puna rinore një profesion?
Konferenca Kombëtare e Punës Rinore 2.0 vjen si pjesë e projektit “Dimensione Rinore – Potenciali dhe Zhvillimi i Punës Rinore në Shqipëri”, i zbatuar nga organizata Beyond Barriers – Pertej Barrierave në bashkëpunim me Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit TiranaEYC2022 me mbështetjen e KRK dhe Bashkisë Tiranë.
📍Kongresi Rinor Kombetar
7-9 Prill/ Ora 17.00 – 23:00
NATA KARAOKE
E keni përjetuar ndonjëherë eksperiencën në një karaoke? Sidoqoftë përgjigjia juaj, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit më të ri në Tiranë gjatë Spring Festival
Stononi ose jo pak rëndësi ka, le të argëtohemi në shoqërinë e njëri-tjetrit e të regjistrojmë hite botërore për t’u pasur zili. Lajmëroni dhe miqtë tuaj, ky shanc një herë vjen!
📍Pazari i Ri
8 Prill/ Ora 17:00 – 20:00
N’BAHÇE TË SHËNGJERGJIT
Rikthim pas në kohën kur festat në Tiranë ishin plot aheng në bahçen e shtëpisë së gjithësecilit.
Një fshat me natyrë të bukur si Shëngjergji mirëpret këtë fundjavë banorët e zonës dhe ata nga Tirana për një festë fantastike me muzikë, pije dhe ushqim për të gjithë familjen. Nëse nuk keni plane për fundjavën, alternativën jua sjell Spring Festival.
📍Shëngjergj
8 Prill/ Ora 18:00
BORIS BREJCHA IN TIRANA
Kompania ukrainase e eventeve dhe promotori i koncerteve ‘qievdance’ do të prezantojë eventin e tyre të parë në Tiranë, Shqipëri në bashkëpunim me Turtle Fest, eventet ENTER dhe Bashkinë e Tiranës me DJ – BORIS BREJCHA (Gjermani). Me mirënjohje dhe dashuri të madhe për popullin shqiptar për mikpritjen dhe dashamirësinë e tyre ‘qievdance’ dëshiron të ndajë përvojën e tyre dhe të organizojë një event të madh në qendër të Tiranës për të mbledhur para për nevojat e Ukrainës.
📍Sheshi Italia
13-29 Prill/ Ora 19:00
TRE DIMRA
Një vepër e autores Tena Stiviçiç me regji nga Rozi Kostani. Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Eshtë një vepër, e cila hedh dritë mbi problemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjendjen e botës nga këndvështrimi i grave.
📍Teatri Metropol
1-30 Prill
SCREAM 6
Të mbijetuarit e vrasjeve të Ghostface lënë pas Woodsboro dhe përpiqen të fillojnë një kapitull të ri të jetës së tyre në New York.
📍Cineplexx Teg/ Cineplexx QTU
Nga Enriko Paja