Nga fusha financiare në skenën e komedisë, historia e Antonit na tregon se ndonjëherë është më e rëndësishme të ndjekësh pasionin tënd sesa të qëndrosh në rrugën e zakonshme dhe të sigurtë. Në këtë intervistë të veçantë, zbulojmë se si një komedian dhe financiar gjen frymëzim dhe gëzim nëpërmjet shfaqjeve të tij të komedisë. Lexoni më tej për të zbuluar më shumë!
Si arrite të kombinosh pasionin për komedinë me programimin?
Duke shkalluar nga pak përbrënda, duke sakrifikuar shumë jetë sociale dhe duke më ndarë një fije nga depresioni kronik. Shaka dmth se kjo është e keqja e shkrimit nuk tejcon dot intonacion. Por pasioni në pjesën më të madhe të rasteve do sakrificë që jam i lumtur ta bëj nëse do arrij atë që dua. Unë në fakt kam mbaruar financë por diplomën e kam vënë në përdorim veç një herë kur kam punuar në Qatar kontabilist, që do të thotë në profesionin tim. Në Shqipëri kam punuar analist të dhënash në fillim dhe analist biznesi tani. Është e vështirë t’i balancosh të dyja sepse nuk kam kohën që do doja të kisha për të shkruar, por komedia momentalisht nuk i paguan faturat kështu që duhet t’i bëj të dyja.
Cila ishte eksperienca jote e parë në skenë si komedian? Çfarë ndjenjash ke provuar?
Ka qenë sapo jam kthyer nga Qatari para dy vitesh e gjysëm diçka e tillë. Nuk e dija që kishte club komedie në Tiranë, por zbulova Nga Financa në Skenën e Komedisë, Intervistë me Antoni Bello, Komedianin e Ri Shqiptar” Corner Comedy Club dhe thash ta provoja. Dhe i jam shumë mirënjohes që më dha mundesinë të dilja në skenë sepse ka qenë një rrugëtim shumë i bukur deri tani. Herën e parë në skenë mbaj mend që ka filluar të më dridhet gjuri deri në atë pikë sa nuk po rrija dot në këmbë, dhe shyqyr kishte stol aty që u ula sepse po të bija nuk do ishte skenë e bukur për asnjërin të pranishem aty. Por ishte ndjesi e bukur që vazhdoj e ndiej sa herë dal në skenë.
• Si e trajton shoqëria shqiptare profesionin tënd si komedian? A ka pasur ndonjë rritje të interesit në kohët e fundit?
Janë të dyja anët e monedhës, ka dhe mirënjohje e komplimenta, njerëz që më përgëzojnë në rrugë por ka edhe nënvlerësim sepse stand up comedy është një zhaner disi i ri këtu dhe do disi kohë që njerëzit të mësohen me të. Rritje të interesit ka goxha, në shfaqje shoh gjithmonë fytyra të reja dhe fakti qe po më kerkojnë të bëj stand up edhe në qytete të tjera më gëzon pa masë. Duhet ta pranoj shpresoja se do më ndihmonte edhe në jetën sentimentale por single jam akoma.
• Cili është reagimi më i veçantë që ke marrë nga një publiku gjatë një performance?
Të qeshurat më gëzojnë pafund sepse në fund të fundit për ato punoj por janë ato pjesët kur bën një batutë në limitet e korrektësisë dhe publiku ndahet në të qeshura dhe ata që thonë ‘uuuu’ dhe kjo pjesë është e preferuara e imja. Por deri më sot ajo që më ka pëlqyer më shumë është një bit që kam bërë për qeverinë që është si ajo tavolina në shtëpi ku godet gjithmonë gishtin e vogël, që është shoqëruar me duartrokitje. Ishte emocion i veçantë.
Cili është komediani që të ka frymëzuar më së shumti?
Kam parë standup që i vogël, dhe i pari që më ka prezantuar me zhanrin ka qenë Chris Rock, por gjatë viteve duke parë dhe komedianë të tjerë kam krijuar opinionet e mia. Dua të bëj storytelling si Dave Chapelle që për mua është më i miri i të gjitha kohërave. Dua të mundohem ta emuloj në mënyrën si e ndërton shakanë por kam akoma shumë punë për ta arritur. Ricky Gervais më pëlqen sepse ka humor dark, dhe e thotë atë që do pa e vrarë shumë mendjen se ca mendojnë njerëzit. Bill Burr e dua për mënyrën se si ankohet për çdo gjë dhe sa nevrik është në skenë.
Si mendon se humori dhe komedia mund të ndikojnë në jetën dhe mendimet e adoleshentëve?
Humori ka aftesinë që një situate të keqe ta kthejë në diçka për të qeshur dhe mendoj se kjo është diçka tmerrësisht e bukur. Adoleshentët po kalojnë situata nga më të vështirat dhe nëse këto i kombinojnë me humor gjërat kalohen më thjeshtë. Plus humori të mëson t’i shohësh gjërat nga këndvështrime të ndryshme dhe të mendosh ‘jashtë kutisë’.
Li një mesazh për adoleshentët që do të lexojnë këtë intervistë.
Çfarëdo që të bëni bëjeni duke dhënë 100% tuaj. Nëse keni një pasion ndiqeni gjithmonë pavaresisht vështirësive sepse në shtratin e vdekjes personi që u bëtë do takohet me personin që mund të ishit bërë dhe mirë është mos të keni pendesa. Në fund të fundit, jeta është një shfaqje komedie, ndaj mos harroni të qeshni dhe të kënaqeni në çdo hap të rrugës tuaj. Uroj që rrugëtimi juaj të jetë i mbushur me shumë sukses, kënaqësi dhe të qeshura! Faleminderi Anton që u bëre pjesë e revistës Teen Things!