Jemi zyrtarisht në nëntor, e dini se çdo të thotë kjoo?
Është koha për të përditësuar garderobën tuaj me tendencat më të fundit të modës për vjeshtë-dimër 2023. Ky sezon sjell një varietet me larmishmëri të ngjyrave, stileve dhe aksesoreve që do të bëjnë garderobën tuaj të shkëlqejë. Këtu janë disa nga tendencat kryesore për vjeshtë-dimër: Ngjyra qershi, duket luksoze, e thjeshtë dhe stil, ky është trendi më I madh I këtij sezoni.
Kalojmë në ngjyrat si pjesë e #FashionTikTok:
Rozë Barbiecore vazhdon të jetë në modë, por këtë vit do të shihni edhe qershinë dhe ngjyrën e verdhë, janë bërë të njohura në #FashionTikTok. Këto ngjyra do të jenë kudo në dyqanet e njohura.
Xhaketat e sezonit të ri: Janë tip “bomber” janë pjesë e rëndësishme e garderobës, dhe këtë sezon ato janë në trend. Mund t’i kombinoni me fustanet e dimrit ose xhinse të rehatshme për fundjavën.
Çanta e Madhe (Jumbo Clutch): Këtë sezon, çantat dhe tote bags janë të mëdha, përfshirë edhe çantën jumbo clutch. Kjo tendencë është praktike dhe “stylish”, është përdorur në dizajnet e shumë stilistëve të njohur.
Detajet janë në qendër të vëmendjes këtë sezon. Cantat e mëdha, vathët e mëdha, veshjet me shkëlqim, varset, fundet e shkurtra me cizme të gjata nuk mungojnë as në këtë sezon.
Lëkura është kudoo: Lëkura është gjithmonë pjesë e stinëve të ftohta, dhe këtë vit po përdoret në mënyra të reja dhe inovative. Fustane lëkure, jumpsuits, xhaketa, funde, pantallona dhe kudo. Nëse blini një rrobë dhe është lëkurë, çfarëdo qoftë do e keni mundësinë për t’a kombinuar.
Vathë të Mëdha: Vathë të mëdha dhe aksesore të theksuara janë përdorur në shfaqjet e modës të njohura. Këto aksesore do të shtojnë një prekje elegante në veshjen tuaj. Shaje të mëdha: Shalli është një mënyrë e praktike për të përmirësuar veshjen tuaj dimërore. Mund të eksperimentoni me forma dhe ngjyra të ndryshme për ta zbukuruar veshjen dhe njëkohësisht për të qenë ngrohtë në “ditët e dimriit të jetës tuaj.”
E fundit por joo nga rëndësia, palltot e gjata janë akoma këtu por pellushat gjigand po vjedhin të gjithë vëmëndjen. “I mean, who wants to look simple, when you can look stunning”.
Vjeshta-dimri janë këtuu, mos hezitoni të eksperimentoni dhe të personalizoni stilin tuaj për të pasur një garderobë unike dhe të ngrohtë për këtë sezon. Gjëja më e rëndësishme është të ndiheni rehat dhe plot vetëbesim me veshjen tuaj.
Nga: Erma Xhameta